ABA BC është një ndërtesë me 21 kate dhe 80 metra lartësi, e cila është bërë një simbol i arkitekturës moderne në Shqipëri. Projektuar për të përmbushur nevojat e bizneseve, kjo ndërtesë është multifunksionale, duke përfshirë bare, restorante, palestra dhe një hapësirë tregtare prej rreth 6000m², duke kthyer ABA Business Center në një pikë reference për jetën sociale të kryeqytetit.
Falë përvojës sonë në projektimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve HVAC, ABA Business Center na ka besuar instalimin e gjithë sistemit të ndërtesës, duke na asistuar për shumë vite. Aktualisht, e gjithë qendra është përditësuar me njësi të jashtme të reja, duke i zëvendësuar ato ekzistuese me modele DVM S2.
Klienti kërkoi zëvendësimin e të gjithë sistemit HVAC (me njësinë Fan Coil) me Sistemet DVM-S me Rikuperim të Plotë të Nxehtësisë.
Infrastruktura e sistemit që kemi projektuar është jashtëzakonisht fleksibël dhe u lejon qiramarrësve të ndajnë gjithë katin,
në njësitë më të vogla, duke ruajtur plotësisht kontrollin dhe shpërndarjen e pavarur të energjisë.

