Përshkrim
Eficensa e Energjisë
A++/ A++
Kapacitete të disponueshme
9k, 12k, 18k, 24k
Detaje Teknike
Përjetoni rehati dhe efikasitet maksimal me WindFree™ Comfort S2.
Broshura dhe Literatura
Vizatime DWG Për Qëllime Biznesi
Veçoritë AC
Sepse rehatia nuk duhet të jetë e ndërlikuar, ja çfarë ofrohet në të.
Ftohje Automatike me Inteligjencë Artificiale (AI)
Përjetoni jetesën inteligjente. AI analizon modelet tuaja të përdorimit dhe kushtet e ambientit, në mënyrë që të aktivizojë automatikisht Ftohjen e Shpejtë. Pas uljes së temperaturës, AI kalon në Ftohjen WindFree™ për të ruajtur kushtet ideale. Sa më shumë ta përdorni, aq më mirë përshtatet me preferencat tuaja.
Rehati Automatike me Inteligjencë Artificiale (AI)
AI Auto Comfort u ofron banorëve përvojën e kontrollit inteligjent të klimës. Për ta bërë jetën më të thjeshtë dhe më efikase, ai optimizon automatikisht mënyrat e funksionimit duke analizuar kushtet e ambientit dhe modelet e përdorimit. Bazuar në temperaturën e preferuar të brendshme dhe temperaturën aktuale të jashtme, njësia kalon automatikisht në modalitetin më të përshtatshëm të ftohjes ose ngrohjes për të ruajtur kushte optimale dhe komode në ambient. Kjo përfshin WindFree™, Ftohje të Shpejtë, Ftohje Normale dhe Ngrohje.
Modaliteti i Energjisë me Inteligjencë Artificiale (AI)
Duke përdorur AI për të analizuar mënyrën tuaj të përdorimit dhe kushtet e jashtme, ai parandalon ndalesat ose rritjet e papritura të frekuencës së kompresorit, duke ulur përdorimin e energjisë deri në 30%.
Kontrolli SMART
Kontrolli i temperaturës në shtëpi, në çdo kohë nga çdo vend. Aplikacioni SmartThings u mundëson përdoruesve të kontrollojnë në distancë kondicionerin e tyre. Me vetëm një prekje, mund ta ndizni ose fikni pajisjen, të zgjidhni mënyrën e ftohjes, të programoni funksionimin e saj dhe të monitoroni konsumin e energjisë. Me sistemin e Inteligjencës Artificiale Bixby 2.0, mjafton që përdoruesi t’i flasë pajisjes për atë që dëshiron, dhe ajo e realizon. Gjithashtu, ajo analizon ambientin, mënyrën e preferuar të përdorimit dhe temperaturën.
Funksioni Freeze Wash
Funksioni Fresh Wash e ngrin shkëmbyesin e nxehtësisë të njësisë së brendshme në -15°C për ta mbuluar me ngricë. Pasi njësia kalon në modalitetin e shkrirjes, akulli shkrihet dhe kështu ndihmon në largimin e disa ndotësve brenda shkëmbyesit të nxehtësisë. Është i lehtë për t'u mirëmbajtur, pa pasur nevojë për një teknik shërbimi profesionist.
Funksioni Auto Clean
Funksioni Auto Clean mundëson pastrimin e shkëmbyesit të nxehtësisë në çdo kohë pas fikjes së njësisë. Ky funksion tharë automatikisht shkëmbyesin e nxehtësisë përmes një procesi me 3 hapa dhe parandalon grumbullimin e baktereve dhe erërave të pakëndshme. Mund të aktivizohet ose çaktivizohet lehtësisht me një klikim në telekomandë.










