Green Coast konsiderohet një destinacion fantastik gjatë gjithë sezonit të verës, duke ofruar cilësinë më të lartë të jetesës me një arkitekturë bashkëkohore, e frymëzuar nga vlerat tradicionale të dizajnit të zonës.
Një projekt unik për ata që duan të shijojnë natyrën dhe bukurinë e jashtëzakonshme të Rivierës shqiptare, i cili përmbush kriteret e një stil jetese cilësor. Kjo ndihmohet nga një sistem modern HVAC që ju mundëson të shijoni bregdetin pavarësisht stinës. Falë teknologjisë së lartë, mund të ndryshoni temperaturën me efikasitet të plotë dhe në modalitet kursimi të lartë.

