Porsche Albania është pjesë e Porsche Holding Salzburg, një nga grupet më të mëdha në industrinë automobilistike në Evropë. Porsche Holding Salzburg është tani në pronësi 100% të Grupit Volkswagen. Na është besuar projektimi dhe zbatimi i sistemit të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit për showroom-in dhe zyrat e tyre në autostradën Tiranë-Durrës, km 7. Ofrimi i përvojës më të mirë për klientët kërkon padyshim kushtet më optimale për të dhënë ndjesinë e duhur, për këtë arsye në këtë objekt kemi instaluar kaseta katërdrejtimore.

